Futboll Sport

Mesazhi i Perusë për rivalët e Botërorit 2018 është fantastik! (VIDEO)

Pak javë na ndajnë nga nisja e Botërorit “Rusi 2018”, dhe tifozët mezi presin që të ndjekin ndeshjet e kampionatit botëror. Do ketë mungesa të mëdha siç është rasti i Italisë, dhe sigurisht mungesa e një ekipi të tillë do të ndihet. Por sigurisht që kur turneu të fillojë, tifozët do të dinë se si ta shijojnë atë si gjithmonë, duke u fokusuar tek loja dhe sigurisht duke bërë tifozllëk për ekipin e tyre të preferuar.

Për shembull, një nga ekipet për të cilin mund të bëni tifo është Peru-ja, dhe arsyen do t’ua shpjegojmë më poshtë. Kombëtarja nga Amerika e Jugut, rikthehet në një Botëror pas 36 vjetësh, duke parë se hera e fundit ka qenë në vitin 1982: dhe për të festuar këtë arritje, ekipi vendosi të realizojë një video spektakolare që të fut të dridhurat.

Llogaria zyrtare e Perusë në “Twitter”, në fakt, ka publikuar sot tre video, nga një video ndryshe për secilin kundërshtarëve të saj në grup: Franca, Danimarka dhe Australia. Videoja është identike, ajo çfarë ndryshon janë titrat, dhe qëllimi është t’i paralajmërojnë kundërshtarët se më kë kanë të bëjnë, kush është Peruja dhe vlerat e këtij shteti dhe synimet në këtë Botëror.

 

Kjo është videoja e dedikuar për ekipin e Francës.

Kjo është videoja e dedikuar për ekipin e Danimarkës.

Kjo është videoja e dedikuar për ekipin e Australisë.

Një prodhim fantastik, që sinqerisht të fut të dridhurat dhe të bën tifoz me Perunë. Të jemi të sinqertë ky ekip e meriton.

Related posts

Atë që s’e bën Shqipëria e bën Franca: nuk lejon bastet për Skënderbeun

Sadik.Autor

45 MILIONË EURO BONUSE/ Vjen lajmi i mirë për Milan-in pas eliminimit nga Champions-i

Delo.autor

ANGLIA 10 ME YLL/ “Tre luanët” frikësojnë rivalët, në Botëror shkojnë si favorit

Delo.autor

Leave a Comment