Futboll Sport

RUSI 2018/ “Nike” merr 3 milionë porosi për një fanellë që ende nuk ka dalë në shitje…

“Nike” ka marrë 3 milionë porosi për fanellën me të cilën do të luajë Nigeria në Kupën e Botës 2018, edhe pse kjo fanellë nuk do të ndalë në shitje deri në fillimin e javës së ardhshme. Kërkesat për të pasur fanellën nga tifozët afrikanë kanë filluar që në momentin që ajo u prezantua në shkurt dhe tani numri i porosive ka shkuar në 3 milionë, por duhen edhe gjashtë ditë nga dalja e saj nëpër dyqane.

Fanella e “shqiponjave” do të jetë deri diku e ngjashme me atë që përdori kjo skuadër në “SHBA ‘94”, por edhe më e bukur dhe konsiderohet si një nga realizimet më të mira nga “Nike”.

Në Kupën e Botës 2018, Nigeria do të jetë në Grupin D bashkë me Argjentinën, Kroacinë dhe Islandën.

Related posts

NUK E DINIM/ ”SHQIPONJA” Khabib ndjek këtë SHQIPTAR të famshëm në INSTAGRAM (FOTO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Mourinho: Wenger? Në të ardhmen mund të jemi miq të mirë…

Sadik.Autor

(VIDEO) City nuk fal realizon dhe golin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment