Futboll Premier League Sport

E MUNDI CHELSEA/ Ky është starti më i keq i Arsenalit në 3 dekadat e fundit

Pasi kanë humbur kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë të vikendit, Gunners kanë pësuar edhe nga Chelsea një javë pas. Arsenali i Unai Emery ka bërë startin me të keq në Premier Ligë në 26 sezonët e fundit. Spanjolli mori drejtimin e skuadrës se Emirates Stadium gjatë verës duke e pësuar Arsene Wenger.

Pas 22 viteve pothuajse me një njeri në Londrën Veriore, supozohej se ky do të jetë një fillim i ri, i një ndeshje të re. Shorti shumë pak i erdhi në ndihmë Emeryt në postin e ri, me Arsenalin që prisnin kampionët në ndeshjen e parë dhe mandej do të udhëtonin për në Chelsea, ndeshje që ata i humbën të dyja.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 1992-93 kur Arsenali kishte pësuar dy ndeshjet e para në Premier Ligë. Në atë kohë Arsenali kishte humbur nga Norwichi në Highbury me rezultat 4-2, dhe Blackburn 1-0.

Skuadra atëherë e George Graham pati një paraqitje tepër të dobët sepse në fund të sezonit përfundoi në vendin e 10’të.

Related posts

NIS “EPOKËN” E RE TEK STOLI I JUVENTUS/ Sarri dhe CR7 takohen ballë për ballë, ja arsyja

Delo.autor

NUK ENDE KA NJË EMËR/ Stadiumi “Arena Kombëtare” drejt përfundimit, gati për Francën (VIDEO)

Delo.autor

PLANIFIKON REVOLUCION TË FUQISHËM/ PEREZ buxhet 500 milionë euro për të kryer 3 blerje të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment