Futboll Premier League Sport

Unai Emery prezantohet në ‘Emirates’ dhe bën një premtim (FOTO)

Në prezantimin e tij zyrtar tek Arsenal, Unai Emery falenderoi së pari Arsene Wenger për trashëgiminë që ka lënë në klub, duke zbuluar se vendimin përfundimtar për të marrë drejtimin e klubit londinez e mori pas takimit me pronarët në Atlanta këtë javë.

Ulur përkrah shefit ekzekutiv Ivan Gazidis, Emery e nisi konferencën në spanjisht: “Faleminderit Arsene. Puna e tij është si pikë referimi dhe kam mësuar prej gjithçka nga futbolli. Anglishtja ime lë pak për të dëshiruar, por mund t’u them tifozëve që jam shumë i lumtur”.

Gazidis shpjegoi se Arsenal kishte tetë kandidatë të cilët u intervistuan të gjithë në datat 25 prill – 15 maj. Por takimi që i bëri të gjithë të binin dakord, ishte me familjen Korenke në Atlanta të martën. “E kam ndjekur karrierën e Unai-t nga afër, që kur drejtonte Valencia-n. Ka qnë gjithmonë në radarët e mi dhe mund të them se skuadrat që ai drejton përmirësohen me kalimin e kohës”, tha Gazidis.

Emery vlerësoi shumë marrëdhënien e krijuar menjëherë me klubin: “Pati një shkëndijë fantastike mes nesh. Arsenal ka një histori të mrekullueshme dhe besoj që të ketë edhe një të ardhme të tillë”. Megjithatë, spanjolli e pranon se e di mirë çfarë e pret, pasi duhet të konkurrojë me 17 trofe të fituar në 22 vite nga Ëenger. “Sfida është e madhe”, tha ai. “Por kam punuar edhe më parë me projekte të mëdha dhe jam krenar që po marrë detyrën këtu pas Wenger-it”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid-Liverpool, finalja e Kievit premton spektakël. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Murinjo do të marrë në drejtim kombëtaren e…

F.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ RONALDOS i nxijnë SYRIN, portugezi DËMTOHET RËNDË 

Isa.Autor

Leave a Comment