Futboll Sport

Atlético Madrid prezanton uniformën e re, por pa Griezmann

Atletico Madrid të enjten zbuloi dizajnin e fanellës së re për sezonin e ri, nëpërmjet një imazhi, në të cilën Saul Niguez, Diego Costa dhe Lucas Hernandez paraqiten me moton “ndjenjë e pakrahasueshme”.

Është e habitshme pse lojtari kryesor i skuadrës së trajnerit Diego Simeone mungon në këtë prezantim. E kemi fjalën për sulmuesin francez, Antoine Griezmann, kështu që rriten zërat për marshimin e tij të mundshëm drejt Barcelonës.

“Fanella për sezonin e ardhshëm paraqet ngjyrat tona kuq e bardhë, me vija karakteristike, me detaje blu në pjesën e poshtme. Këtë herë, çorapet janë të kuqe, ndërsa pantallonat mbajnë blunë klasike. Në unifromë nuk mungon edhe një flamur spanjoll, përfaqësues i vendit tonë”, – shpjegon Atlético Madrid në faqen e vet të internetit.

Related posts

E duan Reali e Barça, por Man.City nuk e lëshon

Q.Autor

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Pjesa e dytë nis me zëvendësim, Shkëmbi hedh në fushë Bushiç (VIDEO)

Delo.autor

“SPIDER MANI” I UDINESES/ Portieri spektakolar me dy pritje të njëpasnjëshme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment