Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Abramovich do të ketë një problem të madh kur të shkarkojë Conte-n

Fitorja e Kupës së Anglisë ka pak mundësi ta shpëtojë Antonio Conte-n nga shkarkimi, por italiani nuk do ta kishte problem të bënte disa ditë pushim me dëmshpërblimin prej 9 milionë sterlinash që do të marrë nga klubi londinez.

Problemet mes sh-trajnerit të Italisë dhe pronarit të Chelsea kanë filluar që nga mbyllja e merkaton së parë të transferimeve pasi Conte mori drejtimin e ekipi në verën e 2016-ës.

Ai është ankuar se klubi nuk arriti të blente të gjithë lojtarët që kishte kërkuar, por “Blutë” arritën ta fitonin gjithsesi titullin. Ankesat e italianit kanë vazhduar edhe në këtë sezon, që ka qenë një dështim për londinezët.

Në kontratën e re të nënshkruar verën e kaluar shkruhet se trajneri do të përfitojë 12 muaj rrogë në rast se nuk gjen një ekip tjetër pas një shkarkimi të mundshëm.

Related posts

Zyrtare, Nabil Fekir nuk do të shkojë te Liverpooli

Sadik.Autor

“MUND TË ISHTE MË I MIRI NË BOTË, POR…”/ Ish-futbollisti i Manchester United tregon veset që i shkatërruan karrierën Anderson

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton 2 futbollistët e ardhur nga Gana

Delo.autor

Leave a Comment