Futboll La Liga Sport

“AI ËSHTË MË I MIRI I HISTORISË”/ Flet Talenti i Real Madrid: Nuk mund të krahasohem me…

Rodrygo nuk ka pranuar të krahasohet me fenomenin Ronaldo.

Rodrygo, vetëm 18-vjeç, u bë lojtari që shënon golin më të shpejtë gjatë debutimit të tij në La Liga për Real Madridin.

Sulmuesit adoleshent iu deshën vetëm 93 sekonda për të shënuar, ndërsa Ronaldo (fenomeni) kishte shënuar pas vetëm 62 sekondave në debutimin e tij kundër Deportivo Alaves në vitin 2002.

Por Rodrygo nuk është i interesuar të krahasohet me brazilianin e famshëm, i cili cilësohet si ndër sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

“Nuk dua të krahasohem me Ronaldon, sepse ai është ndër më të mirët në histori dhe ndër më të mirët nga vendi im…”, tha Rodrygo pas ndeshjes.

“Sa për golin, e kontrollova topin mirë dhe isha i sigurt që do të shënoja. Duhet gjithmonë të tregoj se jam në gjendje të luaj në këtë ekip të madh”, shtoi ai.

Related posts

KA BEFASI/ FOTO/ “AS” publikon formacionin më të mirë gjatë dekadës së fundit

F.autor

Çudit PSG, merr Lassana Diarra për mesfushën me kosto zero

Q.Autor

PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer: Për fat të keq edhe këtë sezon…

Delo.autor

Leave a Comment