Futboll Premier League Sport

Chelsea hyn në garë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom

FC Chelsea mesa duket kërkon shërbimet e sulmuesit anësor të Bordeaux, Malcom.

Malcom ka shpërthyer këtë sezon në Ligue 1, dhe në moshën 23-vjeçare ai tashmë kërkohet nga shumë skuadra elitare si Bayern apo Arsenal.

Por tani mesa duket edhe Chelsea ka shfaqur interes për lojtarin që shënoi golin e vitit në Ligue 1.

Gjithsesi, Malcom ka një kontratë deri në 2021 te Bordeaux dhe klubi nuk do të ishte i gatshëm të hiqte dorë prej lojtarit nëse nuk do të merrte të paktën 45 milionë euro.

Një shifër më se normale për një talent të tillë në situatën e tregut të sotëm në futboll. Chelsea nuk do ta kishte problem shumën por për shkak të konkurrencës pritet që çmimi i tij të rritet akoma më shumë.

Related posts

BARCELONA NIS SHITJET NË MERKATO/ Marotta gati të përfitojë për dy lojtarët “katalanas”…

Delo.autor

Jo City, PSG apo Barcelona … skuadra më e mirë në Evropë është Viktoria Plzen

Q.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT JOSA/ Sulmuesi Kuper pranë largimit nga Kukësi. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment