Futboll Premier League

City ndryshon objektivat e merkatos, nisin tratativat për Fred dhe Laporte

Pas dështimit me transferimin e Aleksis Sanchez, drejtuesit e Manchester City-t po planifikojnë të transferojnë gjatë markatos së janarit sulmuesin brazilian të Shaktar Donetsk, Fred dhe mbrojtësin spanjoll te Atletiko Bilbao-s Laporte, raporton Goal.com.

Laporte kishte shprehur deshirën per t’iu bashkuar ‘The Citizens’ që në veren e vitit 2016, por ata nuk e kishin ndërmend një transferim te tij në Angli pasi kishin hedhur sytë në lojtarë të tjerë për repartin difensiv.

“Qytetarët” kanë nisur bisedimet me agjentin e mbrojtësit, por sipas tij, Manchester City duhet të paguajë klauzolën e mbrojtësit e cila kap shifrën e 65 milionë eurove.

Ndërkohe për sulmuesin 24 vjecar të Shaktar Donetsk, Fred, Manchester City duket se eshtë shumë afër transferimit te tij, por që ne rast se nuk realizohet gjatë merkatos së janarit, sulmuesi mund të veshë fanellen e Cityt në merkaton e veres.

Shifra për të cilën folet për të transferuar Fred është rreth 45 milionë euro./Alpenews.al/Manchester City planifikon transferimin e Fred dhe Laporte

Related posts

HUMBI SUPERKUPËN/ “Shuplaka” nga Man City, SARRI shfajësohet me mungesat

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Barazim që ka ndjesinë e fitores për Atletico-n, Marseille me një këmbë në finale

Sadik.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ “Katalanasit” barazojnë rezultatin, shënon Malcom

Delo.autor

Leave a Comment