Manchester United është gati të paguajë 85 milionë euro për të marrë Douglas Costa, nëse Juventus nuk do të arrijë të përfundojë blerjen e tij nga Bayern Munich.
27-vjeçari nga Brazili iu bashkua bardhezinjëve nga Bayern Munich në formën e huazimit gjatë verës së kaluar dhe ka qenë një nga futbollistët më të mirë në kampionatin italian që u mbyll me titullin e fituar nga “Zonja e Vjetër”.
Juventus pagoi 10 milionë euro dhe ka një marrëveshje me Bayern që kundrejt 40 milionë eurove të tjera do të bënte blerjen përfundimtare të Costa, por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Duke qenë se bardhezinjtë kanë nevojë për t’u përforcuar në zona të tjera të fushës, sidomos në krahët e mbrojtes dhe në qendër të mesfushës, ende nuk kanë paguar 40 milionë euro për blerjen e Costa.
Kjo i jep shpresë Manchester United, por edhe Bayern Munich, që do të merrte dyfish nga “djajtë”. Gjithsesi, fjalën e fundit e ka Juventus…