Futboll Sport

Diego Armando Maradona: Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës

Diego Armando Maradona është kthyer të kritikojë trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli. “Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli. Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”.

Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar: “Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake”.

“Është një skemë e 1930-ës. Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”.

Related posts

PAS MARADONËS/ Tjetër zi në Argjentinë, shuhet trajneri legjendar…

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Griezmann paralajmëron: Ka fytyra të reja në ekip, ja dy pikat e forta

Delo.autor

KLASIKJA ITALIANE/ Milan-Juventus: RONALDO luan për 100, HIGUAIN për 2.700

Isa.Autor

Leave a Comment