Futboll

Besoni ose jo/ matematicienët zbulojnë formulën për të pritur penalltitë

Matematicienë holandezë pretendojnë se kanë zbuluar një formulë ideale për pritjen e penalltive, kur jemi në prag të finales së Champions League, mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit më 26 maj.

Sipas ekspertëve, kjo formulë i rrit ndjeshëm shanset për pritjen e penalltisë, ku llogarit shpejtësinë e portierit, pozicionin dhe momentin e goditjes së topit.

 Formula komplekse i tregon portierit ku dhe nga të hidhet për të rritur shanset e pritjes së penalltisë.

Studiuesit thonë se puna e tyre mund të jetë një ndihmesë e madhe për portierët, por ndoshta do të kenë nevojë më parë për një diplomë në matematikë për ta kuptuar!

Formula bazohet në llogaritjen e shpejtësisë së portierit (VKG). Kur topi kalon vijën fatale(XB) dhe pozicionin e nisjes (XGK), kjo e përpjesëtuar me kohën në dispozicion para se sulmuesi të godasë topin (TTCPT) dhe periudhën që ai është në fluturim (TTCB).

Related posts

Vincenzo Montella: Sevilla është më e fortë se Milani

Q.Autor

IBRA E CR7/ “San Siro” ofroi shifra të frikshme. Milani kthen disa dekada prapa historinë ndaj Juventus

Delo.autor

ZBULON DY PËRFORCIMET “GALAKTIKE”/ Solskjaer “çmendet”: Mundemi ta marrim Messin, rikthejmë në ekip…

Delo.autor

Leave a Comment