Futboll

Rekordet që vështirë se do t’i thyejnë ndonjëherë Messi dhe Ronaldo (FOTO)

Ronaldo dhe Messi janë lojtarët më të mirë në botë aktualisht, por pavarësisht kësaj – disa rekorde dyshja në fjalë nuk ia kanë dalë t’i thyejnë.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë thyer rekorde të shumta gjatë karrierës së deritanishme dhe kanë shkruar emrat e tyre në librin e historisë, raporton Gazeta Express.

Që të dy e kanë fituar nga 5 herë “Topin e Artë” dhe janë golashënuesit më të mirë në histori të La Ligas dhe Champions League.

Dytë janë të rëndësishëm për klubet dhe Kombëtaret e tyre, të cilët rregullisht thyejnë dhe krijojnë rekorde sikur të ishte diçka lehtë e realizueshme.

Sido që të jetë, Messi dhe Ronaldo nuk i kanë thyer të gjitha rekordet dhe duket se disa nuk do t’i thyejnë ndonjëherë, derisa t’i varin atletet, përcjell Gazeta Express.

1. Më së shumti gola në finale të Kupës Evropiane (Champions League)

Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, është golashënuesi më i mirë i finaleve të Kupës Evropiane, me shtatë finalizime në 5 finale që ka luajtur.

Ai e ka fituar Kupën Evropiane, tani e njohur si Champions League, pesë herë me Real Madrid, pesë vite me radhë 1955/1960, duke bërë 396 paraqitje për Los Blancos, teksa ka realizuar 308 gola.

Ronaldo është tre gola larg për ta barazuar Di Stefanon, që ka realizuar 4 gola në Champions, kurse Lionel Messi ka shënuar vetëm dy gola.

2. Më së shumti gola në Kupën e Botës]

Lionel Messi dhe Ronaldo nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës, por Cristiano mund të krenohet me triumfin e Portugalisë në “Euro 2016”.

Ish sulmuesi i Gjermanisë tashmë në pension, Miroslav Klose, është golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës me 16 finalizime, kurse Messi dhe Ronaldo kanë shënuar 5 respektivisht 3 gola.

3. Më së shumti gola në një ndeshje në La Liga

Messi është aktualisht golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas me 371 finalizime në 404 paraqitje për Barcelonën. Ronaldo renditet i dyti me 300 gola në 285 ndeshje për Real Madridin.

Asnjëri prej tyre nuk e mban rekordin për më së shumti gola në një ndeshje në La Liga. Messi ka shënuar 4 kundër Valencias më 2012, derisa Ronaldo ka realizuar 5 gola kundër Espanyolit më 2015.

Laszlo Kubala është i vetmi lojtar në histori të La Ligas që ka realizuar 7 gola në një ndeshje, në vitin 1952 me fanellën e Barcelonës kundër Sporting Gijonit.

4. Më së shumti het-trike në karrierë

Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar tri het-trike në një sezon. Portugezi ka realizuar 32 het-trika në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër, që ndiqet nga Lionel Messi me 28.

33 vjeçari në përgjithësi ka realizuar 49 het-trika, i ndjekur nga Messi me 44.

Sido që të jetë, ata nuk janë as afër legjendës së Brazilit, Pele. Ai e mban rekordin historik me 92 het-trike në karrierë, rekord që vështirë se mund të thyhet ndonjëherë.

5. Më së shumti gola në një sezon në Ligë

Messi dhe Ronaldo njihen për atë që dinë të bëjnë para portës, të cilët kanë shënuar gola të shumtë në dekadën e fundit. Argjentinasi e ka fituar 4 herë Pichichin, ndërsa Ronaldo 3.

Messi ka shënuar 50 gola në Ligë, duke thyer rekord historik në sezonin 2011/12, pas tij renditet Ronaldo me 48 gola në sezonin 2014/15 sezoni më i mirë në karrierën e portugezit, por është Ferenc Deak Puskas ai që mban rekordin për më së shumti gola në ligë në një sezon.

Ishi i Szentlorinci AC në ligë në Hungari kishte realizuar 66 gola gjatë sezonit 1945/46.

Messi dhe Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit në dekadën e fundit duke thyer rekorde dhe shkruar histori, por vështirë se mund t’i arrijnë rekordet e lartpërmendura.

Related posts

“NË GRUPIN A LUHET FUTBOLL I ASHPËR”/ Kapiteni i ri i Dinamos: Nuk na interesojnë “aleancat”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ 3 ekipet shqiptare nesër në fushë, UEFA zyrtarizon arbitrat e takimeve

Isa.Autor

Tottenham i “vjedh” talentin Barcelonës!

Sadik.Autor

Leave a Comment