Futboll Sport

Ronaldo: Cristiano dhe Neymar do të funksiononin shumë mirë bashkërisht në Real

Ish-sulmuesi i Real Madridit, braziliani Ronaldo, beson se Cristiano Ronaldo dhe Neymar do të funksiononin shumë mirë së bashku për gjigantin e La Ligës.

Goal ka raportuar se Neymar, 26-vjeçar, dëshiron me ngulm të kalojë në Madrid nga Paris Saint-Germain [as vetëm një sezoni te kampioni i Francës, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të nënkuptonte kombinim në sulm me yllin e Madridit, Cristiano Ronaldon, i cili ka gëzuar plot nëntë sezone të jashtëzakonshme në klub.

I pyetur nëse dyshja do të performonte mirë së bashku, legjenda braziliane ka thënë: “Natyrisht se Cristiano dhe Neymar janë të përputhshëm”.

“Ata janë dy lojtarë të zotë, më mirë të bashkuar se të ndarë”, shtoi ai.

Related posts

STATISTIKAT E DERBIT INTER-JUVENTUS/ Ja kush ka më shumë fitore në përballjet direkte

Delo.autor

ÇIFTI MË I RI I VERËS/ Bellanova poston foto duke puthur të dashurën

F.autor

CHAMPIONS/ Liverpool kualifikohet pa rrezikuar, Napoli pret biletën falë Milik

Delo.autor

Leave a Comment