Futboll Sport

SFIDA NDAJ UKRAINËS NË ÇEREKFINALE/ Ylli Sterling: Tani është momenti për të rikuperuar forcat dhe…

Rahim Sterling është futbollisti i dytë që shënon secilin nga tre golat e parë të Anglisë në një turne (Botëror ose Europian) pas Geri Linekerit në Kupën e Botës 1986. Është rritur vetëm disa metra larg “Wembley”-t dhe po tregon se është lojtari më i rëndësishëm i “Tre Luanëve”.

Sulmuesi i Mançester Sitit ka shënuar 15 gola në 20 ndeshjet e tij të fundit me fanellën e kombëtares, pas një periudhe 27 ndeshjesh pa gol. Sa herë ai realizon për “Tre Luanët” (13 raste), Anglia nuk ka humbur kurrë. Është një bast që po e fiton edhe me Pep Guardiolën, me të cilin nuk ishte më një zgjedhje e parë në sulmin e “Qytetarëve” sezonin e fundit.

“Jemi shumë të kënaqur. Duhet të bënim një ndeshje të madhe kundër një skuadre të fortë dhe ne e bëmë. Të shënosh për kombëtaren do të jetë gjithnjë speciale dhe është një moment i tillë për mua. Festova dhe për një gjysmë sekonde mendova ‘shpresoj që të mos jetë pozicion jashtë loje’.

Jam me të vërtetë i lumtur që top hyri brenda dhe morëm fitoren. E dinim intensitetin me të cilën mund të luajmë dhe jo shumë skuadra mund ta përballojnë atë. Deklan Rajs dhe Kalvin Filips, dy mesfushorët tanë, e hëngrën barin dhe ishin si bisha atje”, tha Sterling. Tani është momenti për të rikuperuar forcat dhe menduar për çerekfinalen: “Do ta marrim ndeshje pas ndeshjeje. Le të rikuperohemi dhe përqendrohemi për sfidën e ardhshme”.

Related posts

Memushaj: Dua të qëndroj, por nuk betohem që s’do largohem

Q.Autor

GODITJA NË KOKË/ “Djali i karatesë” Muller kryen faullin më të ASHPËR të vitit (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Manchester City “derdh” miliona dhe bënë goditjen e madhe në merkato (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment