Futboll Sport

Tirana-Muzaka/ Zbardhen kushtet e ish-lojtarit për borxhin

Ashtu siç pritej, ndodhi. Tirana ka fituar kohë dhe zyrtarisht ka nisur negociatat me Gjergji Muzakën për të shmangur katastrofën. Kryeqytetasit kanë shmangur momentalisht heqjen e pikëve dhe kjo falë ndërmjetësisë së Federatës Shqiptarë të Futbollit, e cila po çon palët e përfshira në këtë çështje drejt një akordi.

Korrespondenca ka nisur dhe duhet thënë që dita e djeshme është përqendruar e gjitha te… propozimet. Mesfushori më në fund e ka bërë një hap prapa. Edhe pse fillimisht ishte i vendosur për të mos pranuar pagesë me këste të borxhit prej që 107 milionë lekësh, rishtas ka shfaqur shenja tolerance kundrejt ish-klubit.

KORRESPONDENCA – Bisedimet janë zhvilluar që të gjitha në rrugë zyrtare. Të parët që bënë propozimin e tyre ishin bardheblutë. Klubi i ka ofruar si opsion ishlojtarit, që borxhin t’ia paguajnë me 4 këste. Ata kanë paraqitur si variant që tri këstet e para të kapin vlerën e 30 milionëve, ndërsa në këstin e fundit të jepet edhe pjesa e mbetur, që shkon në afro 17 milionë lekë për të mbyllur njëherë e mirë “hesapet”.

Related posts

Njoftim i rëndësishëm nga klubi i TIRANËS, bardheblutë lajmërojnë tifozët: Një vend për ty

Isa.Autor

VJEN GODITJA BRENDA KLUBIT/ Ylli i Tottenhamit merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

BARAZIMI I JUVENTUS ME FIRENCE-N/ Rrjetet sociale “shpërthejnë” kundër “spektatorit” Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment