Futboll Seria A Sport

“KA QENË E VËSHTIRË TË REFUZOJA REAL MADRID”/ Conte: Është një gënjeshtër, vendimi ishte i imi

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas humbjes të pësuar kundër Real Madrid, Antonio Conte është kthyer të flasë për mundësinë që të merrte drejtimin e madrilenëve para se të pranonte ofertën e Inter-it.

Trajneri i zikaltërve ka deklaruar se ka qenë një zgjedhje e tija ajo për të refuzuar stolin e Los Blancos.

“Nuk më kanë dashur lojtarët? Gënjeshtër. Ka qenë një vendim i imi. I kam falënderuar për interesimin e madhe, por kam menduar se nuk ishte momenti i duhur”, ka thënë ish-trajneri i Juventus-it.

“Sezoni kishte filluar dhe mua më duhet pak kohë për të vënë në punë idetë e mia. Falënderoj Madridin për këtë mundësi që më ka propozuar me bindje”.

“Ka qenë e vështirë të refuzoja Real Madrid, por duhej të isha i ndershëm dhe ta shtyja”.

Related posts

NDARJA/ Irina Shayk “thumbon” RONALDON: CR7 ishte një MASHKULL që nuk të…

Isa.Autor

Konfirmohet, Arthuri është i Barcelonës

Q.Autor

MUÇI NË FORMË/ Sulmuesi kuqezi: Vazhdoj kështu, mbështetja ka qënë e madhe

F.autor

Leave a Comment