Futboll Premier League

Klopp: Mahrez është lojtar fantastik, shumë skuadra e duan atë  

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se është një tifoz i madh i yllit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Klopp ishte i lumtur të flasë për thashethemet që e lidhin transferimin e Mahrezit në Liverpool, duke e cilësuar algjerianin si lojtar fantastik.

“Për të qenë i sinqertë, (Mahrez) është një lojtar fantastik”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Unë mund të imagjinoj se shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij”.

Mahrez duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon (Getty Images)

“Fakti që ai është akoma aty tregon qartë se dikush në Leicester e ka bindur atë, kështu që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ta, 100 për qind”, përfundoi Klopp.

Mahrez është lidhur me Redsat pasi ata po kërkojnë një mesfushor-sulmues për muajin e ardhshëm.

E gjithë kjo pasi Philippe Coutinho mund të largohet në drejtim të Barcelonës në janar ose më së largu në afatin e qershorit.

Çmimi i Mahrezit besohet të jetë rreth 50 milionë euro.

Related posts

SHEIKËT PA LIMITE/ Joshin edhe Mourinho-n, i vendosin në tavolinë një super ofertë

F.autor

I MJAFTON 19 MINUTA LOJË/ Mesfushori Fleck zhbllokon sfidën ndaj Manchester United, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut

Sadik.Autor

Leave a Comment