Champions League Futboll Sport

SPECIALE/ Mbreti Ronaldo apo Faraoni Salah?

Autoriteti i Zidane apo grinta e Klopp Edhe 4 ore na ndajnë nga finalja e Kievit ku Reali do te kete përballë Liverpoolin. Nje finale e cila është luajtur edhe ne vitin 1981 ku fitues u shpallën anglezët me rezultatin minimal 1-0. Një statistikë domethënëse pasi kjo finale rezulton edhe dueli i fundit ku madrilenët kanë pèsuar disfatën e fundit në kopeticionin me veshë të mëdhenj. Ronaldo i cili gjithmonë është treguar protagonist me galaktikët duhet që të fitojë në distancë edhe duelin me Salah. Egjiptiani ka treguar se mund të bëj çudira këtë sezon duke mahnitur me statistikat e vendosur dhe rekordet e njëpasnjëshnë të arkivuara në futbollin anglez.

Ky duel në distancë është padyshim edhe fati përfundimtar i Topit të Artë pasi duke parë statistikat dhe ecurisë së sezonit Ronaldo dhe Salah janë 2 futbollistet favorit sa i takon trofeut më prestigjoz për ccdo lojtar anembaë globit. Gjithashtu Kievi do të dëshmojë edhe mbi vendimet e trajnerëve respektiv. Zidane tashmë ka arkivuar 2 herë trofeun e Chempionsit ndërsa Klopp edhe pse ka arritur të sigurojë një finale me Dormundit në fund u mund nga Bayern Munich 2-1 (2013).

E megjithatë Klopp ka arritur që ti mund spanjollët në gjysëmfinalen po të këtij viti me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Klopp do të përfitoj nga aspekti që futbollistët e tij janë më pak të tensionuar pasi nuk nisen favorit. Po ashtu Liverpooli është edhe më i motivuar pasi ka 13 vite pritje për të arritur tek suksesi. Në spondën tjetër ndodhet “kardinali” Zidan i cili në finalet si trajner i Realit nuk ka humbur asnjëherë. Një statistikë shpresdhënëse dhe tepër optimiste. Ndaj finalja e Kievit pritet të vendos shumë verdikte përcaktuese të fateve të skuadrave por edhe trajnerve dhe futbollistëve përkatës.

Related posts

“EURO 2020/ E pabesueshme, shikoni si Lewandowski godet dy tranversa brenda 1 sekonde (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga nuhatja taktike tek stili i lojës, ja sekretet e Mauricio Poçetinos

Delo.autor

Milan “Made in China”, vjen marrëveshja që nuk e kishit menduar

Sadik.Autor

Leave a Comment