Futboll La Liga Sport

Di Maria e zhgënjen keq PSG-në, zbulon fanellën e re

Ashtu si në verën e kaluar, Angel Di Maria edhe pas përfundimit të këtij sezoni do të kërkojë rikthimin në La Liga.Argjentinasi verën e kaluar, ishte afër transferimit te Barcelona, por PSG në fund bllokoi këtë transferim.

Transferimin në Barcelonë, Di Maria do ta kërkojë sërish këtë verë, pas përfundimit të sezonit, shkruajnë mediet në Spanjë.

30 vjeçari nuk është i kënaqur me tretmanin te PSG, ku këtë sezon e ka kaluar si zëvendësues deri në lëndimin e Neymar. Kujtojmë se Di Maria në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas, ku veshi fanellën e skuadrës së Real Madrid.

Related posts

LA LIGA/ Real bën detyrën dhe afrohet me vendin e dytë…

Sadik.Autor

Dilemat e Valverdes te Barcelona: Botërorin apo rekordin?!

Sadik.Autor

11 VJET MË PARË/ Momenti kur Messi trashëgoi fanellën me numrin 10 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment