Futboll Sport

Liverpool fiton bindshëm sfidën e tifozerisë (FOTO)

Kievi mund të thuhet me plot gojën se është pushtuar nga “Ushtria e Kuqe”. Por mos u frikësoni, janë “Reds”-at nga Liverpool, jo nga Moska… E sigurt është se një prej tifozerive më të famshme në botë sot e ka fituar sfidën me rivalët e Real Madrid. Në fushë gjërat mund të shkojnë shumë më ndryshe, pasi madrilenët janë pretendentët kryesorë për të rrëmbyer trofeun, por nëpër rrugët e kryeqytetit ukrainas askush nuk mund të ketë dyshime për fansat më të zjarrtë.

Tifozët anglezë janë gjithmonë të gatshëm për të bërë festë, edhe pasi disa prej tyre u sulmuan nga huliganët vendas. Ata janë parë nëpër rrugë me flamuj, birra e kitara, duke festuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të vitit. Pak të tjerë janë në gjendje që të ndezin atmosferën si ata. Vetëm shikoni fotot dhe krahasojini me tifozët e qetë të Real Madrid.

Tani i mbetet skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp që t’i shpërblejë me një paraqitje madhështore pas pak orësh. Ata pjesën e tyre deri tani e kanë bërë dhe nuk ka dyshim që do ta bëjnë edhe brenda shkallëve të stadiumin “Olimpiskiy”

Related posts

E ÇUDITSHME/ Napoli i ri i trajnerit Carlo Ancelottit “lind” në një jaht

Isa.Autor

SULMI I VLLAZNISË/ Kuqeblutë janë të varur nga Bekim Balaj

F.autor

Raiola: Për Pogban Manchesteri duhet të paguante 200 milionë

Sadik.Autor

Leave a Comment