Futboll Sport

MEDALJE ARI NË OLIMPIADË DHE 44 TROFE/ Dani Alves: Suksesin për brazilianët…

Brazili mposhti Spanjën 2-1 në finale të Olimpiadës duke arritur të fitojë medalje ari për herë të dytë radhazi pas asaj në “Rio 2016”. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund ishin amerikano-latinët që shkuan në shtëpi me medalje ari. Të parët që kaluan në avantazh ishin djemtë e Zhardin me anë të Kunjës në minutat shtesë të pjesës së parë. Goli erdhi pasi më herët Riçarlison kishte fituar dhe shpërdoruar një penallti.

Megjithëse me xhiro më të ulëta, Spanja barazoi në pjesën e dytë me anë të Ojarzabal duke e çuar ndeshjen në shtesë. Mundësinë më të mirë e pati Zhil, por goditja e tij përfundoi në traversë. Me kalimin e minutave, Brazili ishte më i qartë në shtesa dhe me hyrjen e Malkomit ndeshja për brazilianët mori një hov të madh.

Ishte pikërisht ish-futbollisti i Barcelonës që shënoi golin e fitores në minutën e 109-të duke i dhënë Brazilit medaljen e arit të dytë radhazi në futboll pas asaj të fituar në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.

Ishte një lloj “El Classico” për anësorin pasi në duel për topin la prapa Vajehon që militon në kampionatin spanjoll me Realin e Madridit.

Minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim pasi iberikët tentonin topin e gjatë ndërsa brazilianët u mbrojtën me rend, duke rrezikuar të shënonin edhe golin e tretë. Sidoqoftë, shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Brazilin që fitoi medaljen e artë.

DANI ALVESH LEGJENDË – Me këtë arritje të kombëtares, Dani Alvesh shton një tjetër arritje në karrierën e tij. 44 trofe për 38-vjeçarin që iu bashkua “Seleçaos” në kombëtaren olimpike si një mes tre lojtarëve mbi 23 vjeç. Ishmbrojtësi i Barcelonës komentoi arritjen edhe për mediat e pranishme në Tokio.

“Arritëm të realizonim një ëndërr falë një pune të madhe dhe Zotit. E dinim që lufta do të ishte shumë e vështirë, por e dinim që do t’ia vlente dhe ashtu ndodhi. Ia vlente për gjithë sakrificën.

Shumë njerëz kanë festuar me ne dhe unë do të doja t’i falënderoja të gjithë sepse energjia e tyre na ka karikuar.

Brazili po kalon ditë të vështira, por është një komb i luftëtarëve dhe të gjithë medalistët që përfaqësojmë Brazilin janë luftëtarë sepse i dimë vështirësitë që ekzistojnë për t’u përgatitur”, deklaroi Dani Alvesh pas suksesit olimpik.

Related posts

Copa del Rey/ Barcelona dominuese, fiton raundin e parë ndaj Valencias

Q.Autor

Talenti i Holandës transferohet në Bundesliga

Sadik.Autor

BËN PARASHIKIMIN/ Del Bosque: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues

F.autor

Leave a Comment