Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Zbulohet kënga e fundit që do të dëgjojë Liverpool përpara se të dalë në fushë

Rreshtat melodikë të Drake do të jenë gjëja e fundit që lojtarët e Liverpool do të dëgjojnë në dhomëne  zhveshjes përpara se të dalin në fushën e Kievit për finalen e Champions League.

“God’s Plan”, kënga e mirënjohur e artistit kanadez, do të jetë e fundit në listën e krijuar nga kapiteni Jordan Henderson.

Në fillim të sezonit i ka dhënë të gjithë lojtarëve shansin të kontribuojnë me disa këngë.

Por ai që është përgjegjës për muzikën e dhomës është pikërisht kapiteni.

“Kemi një listë të veçantë sa herë që shkojmë në stadium në prag të ndeshjes. Moreno ka kontribuar me këngë spanjolle, Firmino me këngë portugeze. Kënga e fundit është ajo e Drake ‘God’s Plan’,” ka zbuluar portieri Simon Mignolet.

Related posts

GRANADA-REAL MADRID/ Suarez shtang portierin Courtois me një goditje nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH ME LOJTARËT? Pas Ronaldos, edhe Locatelli i Italisë i jep goditje Coca-Colas (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON LOJTARIN E SEZONIT NË PREMIER/ Van Dijk “tradhton” Liverpoolin, voton “armikun e madh”…

Delo.autor

Leave a Comment