Futboll Seria A Sport

Andre Silva tregon se përse iu nxi jeta te Milani

Portugezi 22 vjeçar tregon vështirësitë që ka hasur me të ardhur në Itali.

“Larg detit është ndryshe, kjo është diçka që mua më mungon. Familja ime ndodhet e gjitha në Portugali, në qytetin e Oportos. Unë jam rritur me ta dhe kjo është hera e parë që unë jetoj larg shtëpisë dhe plazhit. Edhe kjo e bën diferencën. Tani jeta është ndryshe, unë jam mësuar të ndiej detin, të thith aromë kripe.

Shpesh shëtisja apo bëja xhiro me biçikletë buzë detit. Për mua., më mirë do të ishte që të qëndroje me familjen në qytetin tim, por jeta kështu është. Është e shkurtër, gjërat ndryshojnë dhe duhet gjithnjë që të shikojmë përpara”, deklaroi sulmuesi.

Andres Silva shton se në Itali gjërat për të nuk kanë qenë të thjeshta.

“Përgatitja fizike e ndryshme nuk përbën problem, sepse nga ai këndvështrim jam i fortë. Unë nuk jam italian dhe jam që nga fillimi këtu. Flas vetëm gjuhën portugeze, ndërkohë që të tjerët flasin italisht e shumë në spanjisht.

E ardhmja e tij është e paqartë, ndërkohë që kuqezinjtë dhe menaxheri i tij Mendes ende diskutojuni. Nga ana tjetër, klube si Monaco dhe Wolverhampton kanë shprehur interes për shërbimet e sulmuesit.

Drejtuesit kuqezinj e dinë se ata kanë në organikën e tyre një futbollist me potencial dhe të ardhme, megjithatë një oferte të mirë nuk do t’i thoshin jo.

Klubi anglez sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League dhe portugezin e pëlqen shumë. Andre Silva shikohet si një përforcim i mirë nga Wolverhampton, ndërkohë që edhe Monaco është gati të investojë për 22 vjeçarin. Lojtari nuk kërkon asgjë më shumë veçse më tepër hapësirë në fushë.

Related posts

Çfarë supergoli nga Canales në Sociedad-Levante

Q.Autor

Në fushë e në merkato, ja formacioni ideal i “Bardhekuqezinjve”!

Sadik.Autor

Gattuso, rinovon deri në vitin 2021 me Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment