Futboll Seria A Sport

Sulmuesi i Arsenal shumë pranë Lazio-s

Lazio thuhet se është shumë pranë firmës së sulmuesit të Arsenal Lucas Perez.

Spanjolli mbërriti në Emirates për 20 milionë euro nga Deportivo por nuk arriti të bindë asnjëherë Arsene Wenger. Ai gjithsesi shënoi shtatë gola në 21 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Por mbërritja e Lacazette dhe Aubameyang i kanë mbyllur derën përfundimisht Perez, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar në te Deportivo duke shënuar 7 gola në 33 ndeshje.

Igli Tare ka muaj që studion mundësinë për të marrë sulmuesin dhe tani mesa duket bisedimet janë drejt mbylljes dhe e vetmja gjë që mbetet për t’u vendosur është mënyra e transferimit.

Huazim me të drejtë blerje, apo blerje përfundimtare.

Lazio kërkon t’i shtojë një tjetër sulmues ekipit. Perez duhet të shërbejë si sulmues i dytë por edhe si zëvendësues i Ciro Immobile.

Related posts

“KURRË MOS THUAJ KURRË”/ Dybala “tremb” Juventusin: Të transferohem atje?! Pse jo?

Delo.autor

MOMENTE FRIKE/ Ylli i Atletico-s bie papritur në tokë gjatë stërvitjes. Gjendja e tij… (VIDEO)

Delo.autor

“JUVENTUS KA PROBLEME QË VËSHTIRË TË ZGJIDHEN”/ Ish-trajneri i Italisë: Titulli? Inter favorit, nuk e di nëse Milan…

Delo.autor

Leave a Comment