Futboll Ligue 1 Sport

Neymar surprizon fansen e veçantë, 7-vjeçarja shpërthen në lot (VIDEO)

Një 7-vjeçare e fiksuar pas futbollit ka marrë dhuratën më të veçantë të gjithë jetës së saj.

 

Ariana ishte e ftuar në një emision televiziv kur në ekran u shfaq Neymar, futbollisti i saj i përzemërt për të cilin siç ajo thekson, qan kur e shikon duke luajtur.

 

Braziliani fillimisht i kishte përgatitur një videomesazh ku shprehej: “Çkemi Ariana, dua të dërgoi një puthje të madhe. E vlerësoj pëlqimin tënd dhe mbështetjen. Dua të them disa fjalë si këshilla: beso në atë çfarë do, shkoi pas ëndrrave, ndiqi ato dhe kurrë mos u dorëzo. Vetëm ti mund ta përcaktosh sesa larg mund të shkosh!

Zoti të bekoftë. Një puthje për ty dhe familjen tënde. Shihemi së shpejti.”

Në këto momente 7-vjeçarja ka shpërthyer në lot. Ajo nuk është përmbajtur kur ka parë idhullin e saj.

Por nuk ishte vetëm kaq. Neymar i kishte dërguar Ariana-s edhe një bluze të tij të Brazilit të firmosur.

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ish-trajneri Marcello Lippi: Juventusi është i pavdekshëm, sidomos kur…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Reja: Tifozë të tillë rrallë i gjen në Europë, Luajtëm si të barabartë…

Delo.autor

NDALEN “TOPÇINJTË” ME BARAZIM/ Watford i merr një pikë

Delo.autor

Leave a Comment