Futboll Sport

Pjesa e parë midis Real Madridit – Liverpool nuk dhuron gola, por lot

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në mes të Real Madrid – Liverpool në Kiev

Shumë aksione, shumë ndërprerje, lëndime të qëllimshme por ende nuk ka gola në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev sonte.

Liverpool ishte skuadër shumë më e mirë në 30 minutat e ndeshjes ku sulmoi vazhdimisht, derisa Salah me Firminon kishin mundësi për të shënuar gola gjatë kësaj pjese.

Por, një ndërhyrje e pakëndshme e Sergio Ramos ku edhe pse pati mundësi që ti shmanget lëndimit të Salah nuk e bëri, e prishi ndeshjen e Liverpool të cilët në minutat në vazhdim vuajtën për të ruajtur këtë rezultat.

Në vazhdim edhe Carvajal u largua nga fusha për shkak se kishte pasur një tërheqje muskulare edhe para ndeshjes.

Mbeten 45 minutat e pjesës së dytë ta vendosin këtë finale por që Liverpool duhet të këndellet dhe të fillojë të luaj përndryshe Real Madrid do ta fitojë edhe këtë finale.

Related posts

Juventusi rikthehet pas Strootmanit, gati ta paguajë klauzolën e tij

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Barcelona – Valencia

Sadik.Autor

RINOVIME TË RËNDËSISHME/ Bayern Munchen “kyç” portën

F.autor

Leave a Comment