Champions League Futboll Sport UEFA

“Xhudisti” Ramos e hodhi “tuç”, Salah rrezikon seriozisht Botërorin

Një dramë e vërtetë për Mohamed Salah i cili nxori shpatullën nga vendi gjatë finales së Champions League dhe tani rrezikon të mos luajë as në Kupën e Botës. Gjithçka po shkonte mirë për Liverpool deir në minutën e 30 të finales së madhe kundër Real Madrid. Reds-at kishin realizuar nëntë goditje në drejtim të portës madrilène deri në atë moment duke i vënë disa herë në vështirësi spanjollët.

Por një ndërhyrje prej xhudisti e Sergio Ramos e hodhi ‘tuç’ sulmuesin egjiptian, i cili edhe pse provoi të rikthehej për disa minuta, u detyrua të largohet nga fusha në lot, duke lënë të shokuar jo vetëm Klopp dhe lojtarët e Liverpool, por edhe miliona ndjekës në vendlindjen e tij, Egjipt.

Informacionet e para për shëndetin e Salah tregojnë se ai ka nxjerrë shpatullën nga vendi dhe me shumë mundësi do të mungojë në Botëror, duke i thyer ëndrrën jo vetëm atij, por të gjithë kombit egjiptian. Pas 28 vitesh Egjipti mundi të kualifikohet në Kujpën e Botës por tani mund të luajë atje pa lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Dhe siç raportojnë mediet vendase atje, përgjatë muajit të Ramazanit të gjithë do të luten për shërimin e tij.

Shumë lojtarë përfshi edhe nga Real Madrid iu afruan menjëherë lojtarit për ta ngushëlluar porn ë rrjetet sociale të gjithë duket se e kishin me Ramos, të cilin e cilësuan si hilanjos dhe e akuzuan se e bëri atë ndërhyrje me dashje, edhe pse çuditërisht nuk mori as karton të verdhë për atë që bëri.

Related posts

“KJO TIRANË MË E DOBËT? KINI RESPEKT PËR LOJTARËT RINJ”/ Egbo: Do të shikojmë në kampionat

Delo.autor

DONNARUMMA SI “SUPERMAN”/ Statistikat e “frikshme” të portierit në ndeshjet e fundit

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR RIVALIN DEONTAY WILDER/ Boksieri Fury: Kampion i madh, por kam një armë që…

Delo.autor

Leave a Comment