Futboll Sport

Partizani ka një “armë të fortë”, tifozët “Guerrils” drejt Vlorës në mbështetje të klubit

Partizani sot do të luajë në transfertë ndaj Flamurtarit, ndeshja e fundit për këtë sezon që të kuqtë do të luajnë jashtë. Sigurisht që tifozët e “Demave” as në këtë përballje nuk do të mungojnë, sikurse kanë bërë dhe herë të tjera, pavarësisht se janë të zhgënjyër nga skuadra e tyre për shkak të rezultateve.

Tifogrupi “Ultras Guerrils” ka njoftuar se do të jenë të pranishëm në Vlorë për të qenë në krah të skuadrës duke mos braktisur ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Si shpërblim, “lojtari i12” ka kërkuar vetëm fitoren për të shpërblyer mundin dhe djerën e të gjithë sezonit, ndonëse rezultati nuk ka qenë ai që pritej. Sot, më shumë se kurrë, ky tifogrup kërkon rezultatin pozitiv për të shpresuar pikë së pari për sigurimin e një biletë në Europë dhe për të festuar një fitore, gjë e cila ka munguar shumë herë këtë sezon në kampin e kuq.

Related posts

Befason mesfushori i Romës: Largimi i Salah na ka bërë më të fortë

Sadik.Autor

SKANDAL NË SHKODËR/ Vendasit i thyejnë xhamat autobusit të Tiranës. Fishekzjarre mes tifozerive (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Lind Seria A 2018/19: Përballje gjigantësh në javën e parë, RONALDO e nis në…

Isa.Autor

Leave a Comment