Futboll Sport

Sokol Cikalleshi: E ardhmja ime mister, Guri po ndjek të njëjtën rrugë si unë

Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjeve kombëtare foli Sokol Cikalleshi. Sulmuesi u ndal te ndeshja me Kosoven, por edhe te e ardhmja e tij.

Cikalleshi: “Sa herë që grumbullohem më duket si hera e parë. Me trajnerin ndihem shumë mirë dhe po bëjmë një stërvitje taktike për tu përballuar ndeshjen me Kosovën. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët japin më të mirën në stërvitje për të treguar veten. Më pas është trajneri ai që vendos. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për çdo situatë. E ardhmja është disi mister pasi Osmanlispor ra në kategorinë e dytë. Vera do jetë e lodhshme për mua pasi do merrem me transferimin në një ekip tjetër. ”

“Nuk jam një nga ata që largohen të parët, por unë do iki i fundit nga ekipi i Osmanlispor. Nëse largohem unë do iki me marrëveshje, por besoj se unë do jem pjesë e Superligës turke sërish. Është mirë për kampionatin shqiptar që lojtar nga kampionati ynë nxjerr lojtarë jashtë vendit. Situata e Gurit më ngjason me timen pasi edhe unë isha 24-vjeç kur u largova dhe isha pjesë e Kukësit në ato momente.”

“Çdo ndeshje është e rëndësishme, por ndeshja me Kosovën është më interesante. Në fushë do jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe besoj se do jetë një atmosferë shumë e bukur. Po ashtu me Ukrainën që është një ekip më i fortë ku përpara Euro 2016 na mundën në miqësore kështu duhet ti bëjmë gjërat më ndryshe në këtë ndeshje”.

Related posts

Costa zgjedh tatuazhin e ri, ka të bëjë me Juventusin

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Kombëtarja e tij nuk u kualifikua në Europian, Inter urdhëroi lojtarin të qëndronte në Milano

Delo.autor

“NIVELI I SKUADRËS SË I LARTË, JO PËR VEND TË PESTË”/ Mbrojtësi De Sciglio: Conte? E kam pasur trajner, e di që…

Delo.autor

Leave a Comment