Futboll Seria A Sport

Milani në “fije të perit”/ Klubi kuqezi rrezikon “eksodin” në rast dënimi nga UEFA

Rreziku që Milani të përjashtohet nga pjesmarrja në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm është i madh dhe i vërtetë dhe në klub janë të vetëdijshëm që duhet të përgatiten për më të keqen. E nëse më e keqja ndodh atëherë do të ndryshonin shumë gjëra, më kryesorja përbërja e skuadrës.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport” në numrin e botuar sot, shumë prej lojtarëve të Milan-it kanë nisur të mendojnë largimin nëse dënimi i UEFA-s konfirmohet. Një pjesë e mirë e tyre duan të luajnë patjetër në Europë, edhe pse jo në Champions League. Gjithsesi mundësia për përballje interesante me skuadra si Arsenal apo Chelsea është joshëse për lojtarët. E nëse kjo mungon mbeten vetëm stadiumet e Italisë, që nuk i tërheqin shumë.

Drejtuesit e kanë ndjerë këtë dhe e kanë brë të qartë se për të shitur një lojtar duhet të realizohen dy skenarë: që blerësi të kënaqë ekonomikisht Milanin dhe që vetë lojtari të kërkojë largimin. Deri më tani askush nuk ka trokitur në derën e kuqezinjve, por me siguri do ta bëjë dikush, nëse skuadra mbetet pa Europë.

Dihet tashmë telenovela që luan mbi të gjitha menaxheri i Gigio Donnarumma-s, Mino Raiola, i cili edhe gabimet që portieri i ri bëri në Kupën e Italisë dhe ndaj Atalanta-s në finalen e kampionatit i ka shfrytëzuar për të provokuar jo pak kuqezinjtë.

Por “Gazzetta” shkruan se nuk është vetëm Donnarumma emri që përflitet se mund të lërë Milanon në rastin e keq të dënimit të skuadrës. Pa pritur mund të krijohet një “çështje” Bonucci. Mbrojtësi italian është mësuar që çdo sezon luante në Champions me Juventus-in ndërsa te Milani është detyuruar të përshtatet me Europa League. Por nëse nuk i garantohet as kjo, atëherë mund të jetë ai vetë që të kërkojë largimin, ose të pranojë ofertat që mund të vijnë. Dhe nuk është se nuk ka lakmues.

Emra të tjerë ka plot: vetë Romagnoli ka ambicie për karrierën e tij dhe mund kërkojë një sfidë të re edhe për rritje personale. Ndërsa Rodriguez është një tjetër emër që, edhe pse jo shumë i madh, është mosbesues për të qendruar te Milan në rast se mungon Europa, por gazeta italiane nuk lë pa futur në këtë listë edhe vetë Bonaventura-n dhe Biglia-n.

Për Susso-n gjërat janë ndryshe: klauzola e tij nuk lejon të bëhet një diskutim i tillë dhe gjithsesi ai është një lojtar që për ofertën e duhur Milani është i gatshëm të pranojë paratë. E njëjta histori edhe për Kalinic e Andre Silva, madje për portugezin është vetë klubi që kërkon ta shesë dhe të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur.

Të vetmit prej emrave të rëndësishëm të këtij sezoni që kanë premtuar besnikëri duket se janë Kalabria, Kessie, dhe Calhanoglu. Turku duket se ka gjetur trajnerin e duhur te Gattuso dhe mendon se është njeriu i duhur për të çuar përpara projektin kuqezi.

Related posts

Statistikat/ Sezon katastrofal për Cristiano Ronaldon (FOTO)

Q.Autor

ÇËSHTJA E DËMTIMEVE TEK SKËNDERBEU/ Ja tre shqetësimet e Memellit para sfidës ndaj Kukësit…

Delo.autor

Manchester City ofron €25 mln për Alexis Sanchez, Wenger mohon kontaktet

Q.Autor

Leave a Comment