Futboll Sport

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit, ja masat e marra nga policia e Elbasanit (FOTO)

ELBASAN– Kur na ndajnë pak minuta nga ndeshja për Kupën e Shqipërisë mes Lacit dhe Skënderbeut që zhvillohet në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë e pas aktivitetit futbollistik.
Në këtë kuadër është hartuar një plan i detajuar masash.
Janë angazhuar rreth 200 forca policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, Fnsh e Fierit dhe policia kriminale.
Në hyrje të stadiumit forcat e policis po ushtrojnë kontrolle ndaj tifozërisë për të mos lejuar futjen në stadium të sendeve të forta, mjeteve prerëse, monedhave metalike apo banderolave që nuk lejohen.
Hyrja e tifozerise ka filluar dhe deri tani nuk ka asnjë incident.
Të dyja skuadrat janë shoqëruar nga policia rrugore dhe e rendit dhe aktualisht ndodhen ne stadiumin Elbasan Arena .
Gjithashtu janë marre masa shoqërimi edhe për albitrat e ndeshjes.

Related posts

Përfundon shëtitja në “Amfield”, Porto eliminohet turpshëm nga Liverpool

Q.Autor

INTERI NË KAOS/ Ja katër lojtarët që kanë TRADHËTUAR klubin në këtë fillim sezoni (EMRAT)

Isa.Autor

FOTO/ Ja pse Bayern Munchen është klub i dashur për shqiptarët, e veçantë kjo që ka bërë sot

Q.Autor

Leave a Comment