Futboll Sport

ZYRTARE/ Ibrahimoviçi shqiptar rinovon me Bayern, Salihamixhiç: Tani do luajë me profesionistët

Arijon Ibrahimoviç, futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan me Bajern Mynih, nga tani e tutje do të jetë pjesë e skuadrës së parë të bavarezëve. Vendimin e ka treguar drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, pasi u zyrtarizua rinovimi i kontratës së mesfushorit ofensiv 17-vjeçar.

Klubi bëri të ditur se Ibrahimoviç kishte nënshkruar deri në vitin 2025 me bavarezët, pasi kishte bindur trajnerin Julian Nagelsman gjatë fazës përgatitore në janar, ku edhe shënoi një gol në miqësoren ndaj Salcburgut.

“Ne jemi të lumtur që kemi zgjatur kontratën me Ari Ibrahimoviç. Ai është zhvilluar shumë mirë këtu me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës tonë të profesionistëve”, tha ”Brazo” pas nënshkrimit të marrëveshjes me lojtarin.

“Unë jam shumë krenar dhe mirënjohës. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Pres me padurim hapat e mi të radhës te Bajerni”, ishte komenti i vetë djaloshit shqiptar i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare. Ai ka luajtur 12 ndeshje me Gjermaninë U17 duke shënuar 9 gola si dhe ka shënuar 2 gola me Gjermaninë U18 në 6 ndeshje të luajtura.

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Pas një harkimi nga Traore, Gavi ndëshkon me kokë për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR YLLIN SUEDEZ/ Trajneri i njohur i Serie A: Mbrojtësit e kanë frikë Ibrën, si unë me djalin tim 5 vjeç

Delo.autor

PORTUGALI-HOLANDË/ Fenomenal Guedes, portugezët prekin titullin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment