Futboll

Magani te Trepça ’89, objektiv mbrojtja e titullit kampion

Gugash Magani është zyrtarisht trajner i Trepçës ‘89 në Vala Supërligën e Kosovës. Pasi u largua nga Teuta për shkak të ecurisë së dobët, trajneri peqinas do ta vijojë karrierën në futbollin kosovar, aty ku drejtojnë aktualisht edhe Bledi Shkëmbi dhe Hasan Lika. Magani do të punojë bashkë me Sabit Osmanin, Klodian Dervishin dhe Enver Salihun.

Presidenti Abedim Zeka pritet të mbyllë shumë shpejt çështjen e akomodimit gjatë fazës përgatitore të janarit, që do të zhvillohet në Turqi, ndërsa në ditët në vijim do të bëhen të ditur edhe emra e kundërshtarë në miqësoret që do të zhvillohen në Antalia. Trepça ’89 synon të mbrojë titullin kampion me Maganin trajner, ndërsa aktualisht ndodhet ne vendin e 7-të me 27 pikë, 7 më pak se Llapi kryesues.

Related posts

Paraguaian dhe feston me shqiponjë, çuditen shqiptarët e Basel (VIDEO)

Sadik.Autor

Prapaskenat e transferimit të Saviç, Tare: Mirënjohës gjithmonë, ka pak lojtarë që…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Ish-“legjenda” e Arsenal është favorit për stolin e Everton

Sadik.Autor

Leave a Comment