Futboll Seria A

Strakosha: Meritonim fitore ndaj Interit

Inter nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjet e fundit të këtij viti në Serie A.

Zikalërit dështuan para shikuesve të vetë për të triumfuar duke luajtur pa gola me Lazion.

Gjatë gjithë ndeshjes në fushë u paraqit edhe portieri shqiptar i lacialëve, Thomas Strakosha.

Ky i fundit ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se skuadra kryeqytetase meritonte më shumë se barazimi.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur ndeshjen e 50-të me skuadrën e Lacios. Mendoj se në këtë ndeshje meritonim diçka më shumë se barazimi, por në ‘San Siro’ nuk është asnjëherë e lehtë”, ka thënë portieri.

Ai më tutje ka kritikuar edhe sistemin VAR pasi që në kvtë formë po mbytet edhe emocioni.

Ndryshe, Lazio ka përfunduar vitin 2017 në pozitën e pestë me 37 pikë dhe katër pikë dhe një ndeshje më pak se Interi i vendit të tretë.

Related posts

Juventus ‘tërmet 7 ballësh’ ndaj Sassuolos, hat-trick nga Higuain

Q.Autor

Konkurrencë edhe te Levante për Sadikun, pritet ish sulmuesi i Milanit dhe Interit

Q.Autor

Starova “thumba” Panuçit: Nuk je trajner nëse nuk ke shtëpi në Tiranë, ai këtu punon… “part-time”

Isa.Autor

Leave a Comment