Futboll Seria A Sport

Diego Costa te Napoli? Kjo video e Ancelotti-t me lojtarin po çmend tifozët

Carlo Ancelotti dhe Diego Costa janë takuar gjatë darkës që trajneri i Napoli-t ka zhvilluar me menaxherin Kia Joorbachian në Londër para pak ditësh. Të dy kanë qenë për darkë në restorantin e David Luiz, ku ka qenë i pranishëm edhe Diego Costa.

Në fakt, trajneri italian ka simuluar një prezantim të Diego Costa me fanellën e Napoli-t dhe kjo skenë është filmuar me një smartphone. Ndoshta mund të jetë një mënyrë e Ancelotti për t’i thënë presidentit De Laurentiis se ai do sulmuesin e Atletico Madrid.

Sipas disa burime afër trajnerit, ai duket se i ka dorëzuar një listë shumë të gjatë shpenzimesh klubit, me synimin për të forcuar skuadrën në çdo repart.

Related posts

KONFIRMOHET NGA AGJENTI I DE LIGT/ Arrihet akordi mes talentit dhe Juventus, ja rroga e “çmendur”

Delo.autor

“TENTUAM TË AFRONIM MESSIN DHE PIQUE”/ Trajneri Wenger: Ronaldo-n ma “vodhi” Keiroz, Mbappe-së i shkova në…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Genoa-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment