Futboll Shqipëri Sport

DUAN TITULLIN/ Partizani në “panik”, GEGA dy kërkesa për drejtuesit në merkato

Partizani po kryeson me meritë të plotë kampionatin shqiptar deri tani. Klubi i kuq ka grumbulluar 19 pikë në 8 ndeshje, dy më shumë se Skënderbeu. Trajneri Skënder Gega ka përjetuar 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Ka parë ekipin e tij të shënojë 8 herë dhe të pësojë vetëm 1 gol me penallti në minutat e fundit të ndeshjes. Një fazë e parë, deri tani, shumë e mirë.

Para ndeshjes me Luftëtarin, të kuqtë janë në ankth, pasi kanë marrë njoftimin nga Federata Shqiptare e Futbollit se portieri Alban Hoxha është dëmtuar. Stafi teknik është në hall, pasi kapiteni është shumë i rëndësishëm për skuadrën brenda dhe jashtë fushe. “Gardiani i portës” mbetet një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. Gjendja e 30-vjeçarit do të ndiqet me vëmendje dhe do të monitorohet me kujdes. Gega e do që të jetë gati për takimin kundër Luftëtarit. Sfida përmbyllëse e fazës së parë.

Me marshimin në vendin e parë dhe me një ekip që bind brenda dhe jashtë fushe, pasi ka harmoni, drejtuesit duket se e kanë më seriozisht çështjen e titullit. Askush në kampin e kuq nuk flet për trofeun, ndryshe nga sezonet e tjera. Gega qëndron me këmbë në tokë, por nga krahu tjetër ka nisur të mendojë dhe për nevojat e skuadrës në merkaton e janarit. Dy janë pozicionet që ai synon të forcojë. Krahu i djathtë i mbrojtjes, pasi Statovci nuk ka bindur dhe titullar vazhdon të jetë Ibrahimi.

Një sulmues “pykë” vazhdon të mbetet një dëshirë. Hebaj nuk ka shënuar ende dhe i riu ka humbur formacionin me Mensah-n. Ky i fundit nuk është një numër “9” i mirëfilltë, prandaj të kuqtë po mundohen që të shohin tregun për ndonjë alternativë interesante. Gega është i qartë, drejtuesit gjithashtu, mund të shkojë si në verë, një merkato pa zhurmë, por efikase.

Related posts

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ U akuzua për ngacmim seksual, vetëvritet ish-trajneri 64-vjeçar

Delo.autor

“ËSHTË NJË AVENTURË NJERËZORE”/ Blanc: Barcelona dhe Manchester United? Jam mirë në Katar

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridit kishte 10 vjet që nuk i ndodhte kjo gjë

Delo.autor

Leave a Comment