Futboll Sport

RUSI 2018/ Low përgatit ndeshjet sekrete, skuadra e U20 udhëton posaçërisht për një lojtar të Gjermanisë

Në ndeshjen sekrete ndaj U20 të Gjermanisë, Manuel Neuer do të jetë për të parën herë pas tetë muajsh në mes të dy shtyllave.

Tani ai duhet të vërtetojë se është gati, dhe të vijojë me përshtypjet e mira që ka lënë gjatë kapit stërvitor.

Pyetja e madhe: A do të bie në sy mungesa e minutave?

Ekipi i të rinjve gjermanë ka udhëtuar apostafat në Austri, ku do të zhvillojë dy ndeshje (të hënën dhe të mërkurën) ndaj ekipit të Low.

Do të luhet 2 herë nga 30 minuta, të dyja skuadrat do të ndahen në dy grupe.

Ndeshja e parë do të nisë në orën 17:30 në qendrën stërvitore të Eppal.

Tani po afron momenti i së vërtetës për Neuer.

Në mbrëmjen e së hënës do të kemi më tepër informacion mbi gjendjen e tij.

Related posts

Kryerja e ushtrisë/ Son shpëton veten dhe mban gjallë shpresat e Koresë për medalje ari

Isa.Autor

ZYRTARE/ Çekiçi kthehet në Superligën turke. Pritet të formojë dyshen e sulmit me Çikalleshin

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Largimi i parë vjen tek Tirana, prish kontratën me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment