Futboll Seria A Sport

Fiton De Laurentiis/ Chelsea do paguajë klauzolën e Maurizio Sarrit

Në fund fiton presidenti Aurelio De Laurentiis. Tentativat e Chelsea-it numri 1 i Napolit të lironte nga kontrata aktuale trajnerin Maurizio Sarri kanë dështuar dhe që tekniku italian të marrë drejtimin e Bluve të Londrës, e vetmja mënyrë është që presidenti i Chelsea-it Roman Abramovich të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh që Sarri ka në kontratën e tij me Napolin e vlefshme deri në 31 maj.

Nëse Chelsea nuk e paguan klauzolën deri në fund të këtij muaj atëherë Sarri mund të mbahet peng nga De Laurentiis me këtë të fundit që do të jetë i detyruar të derdhë në arkat e trajnerit 1,4 milionë euro në sezon.

Por diçka të tillë nuk e dëshiron asnjë nga palët dhe te Chelsea kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 8 milionë eurosh për të firmosur më pas me Sarrin i cili do të marrë drejtimin e Bluve të Londrës për 4 vitet e ardhshme me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh. Përsa i përket Antonio Contes, ky i fundit pritet të shkarkohet zyrtarisht nga Chelsea në orët e ardhshme me ish trajnerin e kombëtares italiane që do të marrë një dëmshpërblim të majmë prej 20 milionë eurosh.

Related posts

Marcus Rashford: Jam tifoz me Ronaldon, por Messi është më i miri!

Sadik.Autor

LUMTURI TEK TIRANA/ Asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19 pas transfertës në Ballsh

Delo.autor

NUK BINDI ASPAK/ Çani  i “padëshiruar” te Partizani, “divorci” drejt gjyqit

Isa.Autor

Leave a Comment