Bundesliga Futboll Sport

Ultimatumi i Neuer/ Luaj kundër Austrisë, ose nuk shkoj në Botëror…

Gjermania është ende në pritje të Manuel Neuer dhe përgatitjes së tij për Kupën e Botës. Pasi ka humbur shumicën e sezonit me Bayern Munich, për shkak të dëmtimit të “metatarsal” të këmbës së tij të majtë, trajneri i “Mannschaft” kishte dje qëllimin për ta parë për herë të parë në veprim Neuer. Kjo ndodhi në një ndeshje trajnuese me Gjermania U-20 (7-1 ).

Portieri 32-vjeçar luajti vetëm në pjesën e dytë (30 minuta), por kampioni i botës paralajmëroi se duhet të luajë 90 minuta në miqësoren kundër Austrisë, të shtunën, nëse duhet të udhëtojë për në Rusi. “Nëse ai nuk luan, nuk duhet të flasim për Kupën e Botës”, – tha Andreas Köpke, trajneri i portierëve të kombëtares gjermane.

Pavarësisht nga kjo, Köpke ishte optimist për shanset e portierit: “Mendoj se mund ta them këtë: Neuer do të luajë kundër Austrisë”. Fakti se ka qenë një sezon të plotë jashtë dhe mungesa e ritmit në nivelin më të lartë nuk e shqetësojnë anëtarin e stafit teknik të Joachim Low. “Ne besojmë plotësisht te Manuel”, – shpjegoi Köpke.

Neuer, gjithashtu, ishte i kënaqur me rimëkëmbjen e tij. “Këmba është duke u zhvilluar mirë, – tha ai për faqen e internetit të Bayernit. – Jam duke pasur një kohë të mirë në seancat stërvitore, mund të bëj gjithçka dhe mendoj se trajnerët janë gjithashtu të lumtur”.

E vetmja mundësi që Löw ta marrë Neuer në Botërorin e Rusisë është që portieri të jetë në kushte të plota për të qenë titullar që nga ndeshja e parë, kundër Meksikës (17 qershor). Mundësia që të fillojë si zëvendësues në Rusi është përjashtuar nga trajneri. Në këtë rast, Ter Stegen do të zgjidhej për të mbrojtur portën gjermane.

Related posts

E çuditshme, televizioni iranian censuron logon e Romës

Sadik.Autor

UNIKAL/ MOURINHO dhuron SPEKTAKËL në konferencë: Objektivi ynë është renditja në gjashtë vendet e …

Isa.Autor

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Stankovic rikthehet në Milano pas shumë kohësh, shikoni pritjen që i bëjnë tifozët e Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment