Futboll Sport

Sulmuesi brazilian shkëmben fanellën për benzinë

Një shkëmbim i pazakontë në Brazil. Për shkak të grevës së shoferëve të rrugëve të gjata, vendit po i mbaron lëngu.

Një nga të prekurit është sulmuesi Sassa i ekipit të kategorisë së parë Cruzeiro.

Profesionisti i ka kërkuar ndihmë tifozëve gjatë një videoje. Për 10 litra benzinë ai ka ofruar dy fanella me numrin 99. “Në mënyrë që të shkoj në stërvitje.”

Të martën një tifoz i Cruzeiro ka sjellë dy shishe plastike dy litërshe në qendrën stërvitore të ekipit.

Sassa ishte aq i lumtur, saqë megjithëse nuk ishin litrat e kërkuara, ia ka dhënë dy fanellat si dhe një biletë për ndeshjen e radhës brenda.

Tani sulmuesi, të paktën për momentin mund të shkojë në stërvitje me makinën personale.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 11 minutash lojë, sulmuesi Depay ndëshkon Austrinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri i Hungarisë: Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Leganes. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment