Futboll Sport

Botërori 2018/ Belgjika e përjashtoi, por ylli do të “shkojë” në Rusi!

Gjatë ditëve të kaluara përjashtimi i Radja Nainggolan nga lista e të grumbulluarve për Botërorin Rusi 2018, ka shkaktuar polemika të mëdha në Belgjikë, ku shumë tifozë kërkonin thirrjen e mesfushorit të Romës, teksa ky i fundit vendosi në fund që të tërhiqej nga kombëtarja.

“Është një nga lojtarët më të mirë në botë. Arsyeja është taktike, – ka shpjeguar trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pas shpalljes së listës -. Në dy vitet e fundit skuadra ka punuar në një mënyrë specifike. E dimë që ka një rol të rëndësishëm në klubin e tij, por nuk t’ia japim një të tillë në skuadrën tonë”.

Gjithsesi, ‘Djajtë e kuq’ do të nisen drejt Rusisë më datën 13 korrik dhe në fakt, në një farë mënyre, edhe “Ninja” do të fluturojë së bashku me të duke qenë se – sipas raportimeve të medias belge – në avionin që do të shoqërojë skuadrën e Roberto Martinezit janë prezente disa foto ku shfaqet edhe romanisti plangprishës.

Një situatë vërtetë e çuditshme, që në fakt është kthyer në qendër të vëmendjes edhe për shkak të vetë Nainggolan-it, i cili nuk ka humbur rastin për të thumbuar drejtuesit e kombëtares nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram: në foton e postuar nga lojtari shfaqej një poster gjigant në brendësi të aeroplanit, që tregonte lojtarët e Belgjikës duke festuar pikërisht pas një goli të mesfushorit: “A e gjeni dot se kush ka shënuar gol? Mendoj se dikush duhet ta ndërrojë vendin e tij, – komenton jo pa ironi Radja -. Ja avioni që do të shkojë në Rusi…”

Related posts

PËR HERË TË PARË QË NGA VITI 2013/ Finalja e Championsit prish rregullin e pashkruar

Delo.autor

BALE SËRISH PROTAGONIST ME REAL MADRID/ Shikoni çfarë bën ylli uellsian në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

“NXEHET ATMOSFERA” NË SPANJË/ Dëshira për t’u zbavitur kalon cakun, ja si tifozi përfundon në shatërvan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment