Futboll Sport

Tifozi rus me precedent penal: Na kanë paralajmëruar për dhunë në Kupën e Botës

Një lider tifozësh rus i futur në burg për shkak të sherreve me tifozët anglezë në Euro 2016 ka thënë se ai dhe tifozët e tjerë janë paralajmëruar nga policia nëse tregohen të dhunshëm në Kupën e Botës.

Gorbachev ka kaluar shtatë muaj në një burg të Marseille pas përplasjeve të tifozëve të Anglisë dhe Rusisë dy vite më parë në Francë, ku janë hedhur grushte, shishe dhe tymosëse.

Autoritetet ruse kanë premtuar ta ndalin dhunën në Kupën e Botës.

Tifozi gjithashtu ka thënë se ai ka biseduar shpesh me autoritetet ruse.

“Nëse tifozët që vijnë sillen mirë, unë do t’u jap dorën.”

Rusia ka shtuar forcat policore në prag të Kupës së Botës. Në disa raste, tifozëve u është dashur të premtojnë në letër se nuk do të marrin pjesë në sherre.

Një ministër thotë se do të ketë polic çdo 20 metra. Tifozët që do të kenë vëmendje të veçantë janë anglezët.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel: Kisha ritëm fituesi, por këtu parakalimet janë të vështira

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ditmar Bicaj nënshkruan me klubin e ri, mbetet në Superiore (FOTO)

F.autor

Cristiano Jr. lë pa fjalë Ronaldon, shikoni çfarë ka bërë 8-vjeçari

Isa.Autor

Leave a Comment