Futboll Sport

PËRBALLET ME KRITIKAT/ Bale, pesë vjet në Spanjë dhe nuk di…

 

Uelsiani pritet që të largohet nga Spanjë këtë verë, por ish vendasi i tij e ka kritikuar atë që nuk e ka mësuar spanjishtën edhe pse është në Spanjë që 5 vite
Gareth Bale është përballur me kritika nga ish trajneri i Real Madrid John Toshack pasi që ka dështuar të mësojë spanjishten edhe pse ka pesë vite që është në Santiago Bernabeu.

“Ai është një lojtarë ndryshe nga shokët e tij të skuadrës. Ai nuk dëshiron që të flet në konferenca për shtyp dhe është shumë e tmerrshme pasi që ka disa kohë në Spanjë dhe ai nuk e flet këtë gjuhë”, ka thënë ai për Cadena Ser.

“Kur shkoni të luani në një vend tjetër, e ke obligim së paku të provosh. Njerëzit gjithmonë mendojnë mirë për ju dhe ju duheni që të përpiqeni që ta arrini këtë për respekt”.

Toshack, i cili ishte trajner për dy sezone në Madrid në karrierën e tij, po ashtu e ka mbështetur Zidane që shpesh ka vendosur ta largojë Bale nga formacioni kryesor.

Ai mund të jetë lojtar i madh me një profil “galaktikë” por disa gjëra duhet kuptuar.

“Nëse do të ishit në situatën e Zidane do ta kuptonit. Nëse analizoni lëndimet ju e shihni që nuk janë normale. Bale do të ishte padyshim një startues nëse nuk do të kishte pasur probleme me lëndime”.

 

Related posts

U KURORËZUAN NË MARTESË/ Ja kush është kamarierja bukuroshe që i “RRËMBEU” zemrën Granit Xhakës (FOTO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Pochettino: Ne nuk festojmë kurrë!

Sadik.Autor

E vërshëllejnë tifozët, Panuçi lë pa fjalë Ilda Bejlerin me gjestin e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment