Champions League Futboll

Ronaldo shpëton përsëri Realin, “madrilenët” në gjysëmfinale (VIDEO)

Real Madrid ka shpëtuar për mrekulli në sekondat e fundit duke shmangur shtesën pasi Juventus përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë me dopietën e Mandzukic dhe Matuidi. Ishte një ndeshje e mrekullueshme në Bernabeu dhe me një nga fundet më dramatikë të historisë së futbollit.

Ndeshja nisi menjëherë me gol pasi Mario Mandzukic kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e dytë të lojës. Ai është goli më i shpejtë që ka pësuar Real Madrid në historinë  tij në Champions League. Real mbase e ka nënvlerësuar shpirtin e garës së Juve-s por me kalimin e minutave arrin të rrezikojë disa herë portën e Buffon por Bale dhe Isco tregohen të pasaktë.

Atë që nuk e bën Real e bën Juventus me të njëjtën skemë si në golin e parë. Nga e djathta Lichtsteiner fut një kros në zonë dhe gjen sërish Mandzukic i cili nuk gabon edhe njëherë. Ndeshja hapet dhe pas pushimit Juventus tregohet më i duruar duke u mbrojtur mirë ndërsa Zidane bën dy ndryshime duke përforcuar krahët. Por në minutën e 61’ Blaise Matuidi përfiton nga një gabim fatal i Keylor Navas duke barazuar gjithçka.

E pabesueshme! Real fillon të luajë më shumë pas golit teksa Juve nuk ka përse të rrezikojë dhe rreshtohet në prapavijë për të ruajtur rezultatin dhe për të rigjeneruar sado pak energjitë pasi ndeshja mund të kalojë në kohën shtesë.

Dhe ashtu dukej, por në sekondat e fundit të ndeshjes arbitri akordon një penallti në favor të Real Madrid dhe Buffon del me karton të kuq për protesta. Në fushë futet portieri i dytë por Ronaldo i jep fitoren Realit duke kaluar në gjysmëfinale.

https://youtu.be/idXxfZtlu6o

Related posts

PËRMBYSJE KAMPIONËSH/ Tirana zgjohet në Shkodër, Vllaznia në krizë totale, titulli komplikohet ndjeshëm

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ Super ylli Modric: Ndeshja ndaj “Zikaltërve” është si finale

Delo.autor

Thyen tersin, goli i Çanit i jep fitoren Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment