Futboll Sport

Zbulohet sekreti i Realit/ Zidan kopjoi Ançelotin për të motivuar lojtarët

Suksesi i tretë radhazi në Ligën e Kampioneve nuk ishte i thjeshtë për t’u arritur nga Real Madrid dhe shqetësimi kryesor i stafit ishte si të motivonte sa më mirë një grup lojtarësh që kishin fituar gjithçka dhe në vazhdimësi. Ndaj Zinedin Zidan vendosi të kopjonte “mësuesin” e tij në drejtimin e madrilenëve, Karlo Ançelotin, duke zgjedhur të njëjtën taktikë që kishte përdorur italiani disa vite më parë për të kthyer madrilenët në majën e futbollit europian.

Disa orë para finales në Kiev, skuadra u lajmërua për një mbledhje urgjente në një nga sallat e hotelit. Atyre iu tha se do të kishin një analizë taktike me video, të fundit para ndeshjes. Por në fakt, në ekran u shfaqën me radhë fytyrat e familjarëve të futbollistëve të Realit.

Familjarët i uronin futbollistëve sa më shumë fat për këtë ndeshje dhe i prisnin fitimtarë pas fundit të finales. Një video që ishte realizuar disa ditë më parë në qendrën stërvitore të klubit dhe që ishte mbajtur surprizë për futbollistët e Realit, shumë prej të cilëve përfunduan të përlotur duke parë mesazhet e urimit.

Një taktikë e ngjashme ishte zgjedhur nga Ançeloti në natën e finales kur Reali fitoi trofeun e 10, një taktikë e cila shërbeu për të motivuar edhe më shumë ekipin për të vazhduar të fitonte një trofe të cilin askush nuk po arrin t”ia heqë nga duart.

Related posts

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Kthesë e papritur, Guardiola i komunikon drejtuesve të ardhmen!

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Barcelona ankohet në Federatë për arbitrimin, ja shkaku

Delo.autor

Kush ia dha lajmin tragjik prindërve të Astorit, e kaluan natën në hotelin ku ju vdiq djali

Q.Autor

Leave a Comment