Futboll Sport

Arriti sukseset më të rëndësishme si trajner/ ZINEDINE ZIDAN jep dorëheqjen (VIDEO)

Zinedin Zidan nuk do të jetë më trajneri i Real Madrid pasi ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga drejtimi i skuadrës, pak ditë pasi fitoi për të tretën herë radhazi Ligën e Kampioneve.

Në një konferencë për shtyp të paparashikuar në planet e klubit, vetë trajneri francez ka dalë para mediave dhe ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga madrilenët, drejtimin e të cilëve e kishte marrë vetëm 2 vite e gjysmë më parë, por me të cilët kishte arritur sukseset më të rëndësishme si trajner klubesh në një kohë kaq të shkurtër.

Sipas mediave spanjolle, Zidan është prej kohësh në bisedime me Federatën Franceze të Futbollit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses së këtij vendi.

KONFERENCA LIVE

Related posts

Milani nuk ndalet, kuqezinjtë ndëshkojnë sërisht Fiorentinën me Partick Cutronen (VIDEO)

Sadik.Autor

VAZHDON TË KOLEKSIONOJË SHIFRA MBRESËLËNËSE/ Statistikat e frikshme të Ibrahimovic, askush si ai në Europë

Delo.autor

“PO MENDOJ PËR SEZONIN TJETËR”/ Xabi Alonso hedh poshtë aludimet: Jam totalisht i fokusuar te Leverkusen

F.autor

Leave a Comment