Futboll Sport

Arriti sukseset më të rëndësishme si trajner/ ZINEDINE ZIDAN jep dorëheqjen (VIDEO)

Zinedin Zidan nuk do të jetë më trajneri i Real Madrid pasi ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga drejtimi i skuadrës, pak ditë pasi fitoi për të tretën herë radhazi Ligën e Kampioneve.

Në një konferencë për shtyp të paparashikuar në planet e klubit, vetë trajneri francez ka dalë para mediave dhe ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga madrilenët, drejtimin e të cilëve e kishte marrë vetëm 2 vite e gjysmë më parë, por me të cilët kishte arritur sukseset më të rëndësishme si trajner klubesh në një kohë kaq të shkurtër.

Sipas mediave spanjolle, Zidan është prej kohësh në bisedime me Federatën Franceze të Futbollit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses së këtij vendi.

KONFERENCA LIVE

Related posts

“KAKA I RI”/ PAQUETA flet për herë të parë si “djall”: I lumtur dhe entuziast

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Rashani ndëshkon Gjeorgjinë, por VAR-i i prish festën “dardanëve” (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E IBRAHIMOVIC/ Donnarumma dhe merkato! Drejtuesi i Milanit sqaron të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment