Futboll Seria A Sport

Rinis telenovela ”Memushaj”, objektiv i një tjetër klubi italian

Gjatë janarit Ledian Memushaj ishte në qendër të vëmendjes, teksa ishin disa klube që tentuan ta merrnin mesfushorin nga Benevento, por askush nuk dëshironte të paguante. Bari tentoi ta merrte në huazim me të drejtë blerje deri në mbyllje të merkatos, por vlonjate nuk ndryshoi ekip. Pjesa e dytë e sezonit për të ishte një “ëndërr e keqe”, pasi një dëmtim e penalizoi dhe luajti shumë pak, duke mos e ndihmuar skuadrën e tij të qëndronte në Serie A.

Memushaj për herë të fundit luajti më 4 shkurt kundër Napolit dhe më pas u grumbullua në dy takime të tjera, për të mos u aktivizuar më pas për shkak të problemeve me dëmtimin. Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë të tjera zëra për transferimin e tij te Pescara, por jo vetëm “delfinët” e duan atë. Salernitana është klubi tjetër që e kërkon, kjo sipas medieve italiane, ndërkohë që një tjetër ekip ka dalë në skenë ditën e sotme.

Lecce, ish-klubi i vlonjatit, nuk e ka thjesht si ide rikthimin e Ledian Memushajt, por ka interesim konkret për të. Gjithsesi duket e vështirë që mesfushori të pranojë të rikthehet në Serie C, ku ai ka luajtur më parë me këtë skuadër. Vlonjati pëlqehet shumë, kjo pasi do të ishte një lider te Lecce për rikthimin në Serie B. Ndërkohë ai mund të luajë disa pozicione në mesfushë, çka e bën një objektiv për shumë klube në Itali. Memushaj luan në qendër të mesfushës, nga krahët, por edhe si trekuartist.

Related posts

Dalic zbulon prapaskenën me stolin e Kroacisë: Donin të më shkarkonin dy muaj më parë

Sadik.Autor

DEKLARATA QË SHKAKTON SHUMË POLEMIKA/ Ylli i Real Madridit: Karius ka kaluar një natë të keqe, nuk besoj se…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Gundogan “MAGJIK”, “Qytetarët” realizojnë dy gola të shpejtë ndaj Portos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment