Futboll Sport

Kërkesat e Iranit, Fadil Vokrri zbulon pse u anulua miqësorja

Kosovë-Iran nuk do të zhvillohet dhe kjo është konfirmuar nga vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës. Fadil Vokrri, për Supersport ka deklaruar se gjithçka u anulua për shkak të kërkesave që kishin homologët e tyre. “Nuk do të luhet ndeshja me Iranin, vendimi është marrë në konsultim me trajnerin Challandes. U vumë disa kushte sportive organizatorëve, që nuk u pranuan. Na kërkuan të luanim në Stamboll, pa tifozë, por ne i ndërpremë bisedimet. Kosova do të qëndrojë edhe dy ditë në grumbullim dhe që nga e shtuna futbollistët do të shpërndahen. Të shtunën ose të dielën do të kthehemi në Kosovë”, ka deklaruar Vokrri.

Kosova momentalisht është e grumbulluar në Zvicër dhe në këtë mënyrë nuk do të zhvillojë ndeshje tjetër. Përballjen e parë përfaqësuesja e Kosovës, që drejtohet nga Challandes, e zhvilloi kundër Shqipërisë dhe e fituan me rezultatin 3-0 falë një loje mjaft të mirë. Arbër Zeneli arriti të shënonte dy gola në portën e mbrojtur prej Etrit Berishës, ndërkohë që golin e tretë e realizoi sulmuesi i talentuar Edon Zhegrova. Ky i fundit u ftua edhe nga Shqipëria, por zgjodhi të luajë me Kosovën. Në përballjen me kuqezinjtë ai u mundua që jo vetëm të ishte i vlefshëm për skuadrën e tij, por edhe të dhuronte spektakël.

Related posts

TRIPLETË NË DEBUTIM/ Haaland: Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur! (FOTO)

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË NË VERË/ Drejtuesit të zhgënjyer me paraqitjet e tij, Lazio me vendim të papritur për Muriqin

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment